LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes OEK-ut dhe Balkan Codev

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes OEK-ut dhe Balkan Codev

Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, shtimit të shkëmbimit tregtar, të shërbimeve dhe transportit si dhe të pëkrahjes së investimeve në krijimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), të martën ka nënshkurar një memorandum mirëkuptimi me Balkans Codev, agjenci për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar pranë Ministrisë së Jashtme të Francës.

Në një njoftim zyrtar të OEK-së thuhet se të dy palët nënshkruese janë janë pajtuar që të përkrahin dhe inkurajojnë shkëmbimin e delegacioneve ose misioneve tregtare, pjesëmarrjen e përbashkët në panaire, seminare dhe sallone.

Në kohën e nënshkrimit të këtij memorandumi është mbajtur edhe një takim në mes të biznesmenëve nga Kosova dhe delegacionit të bizneseve nga Franca, të cilët ishin pjesë e delegacionit të Ballkan Codev.

"Në takim u fol për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë të organizatave të mëdha tregtare dhe transportuese nga Kosova me ato të Francës me theks të veçantë në lëmin e produkteve ushqimore dhe transportit".


Zyrtarë të OEK-ut kanë njoftuar se nënshkrimi i sotëm i memorandumit me agjencinë franceze paraqet vetëm fillim i krijimit të lidhjeve më të forta në mes të ekonomive të dy vendeve, të cilat shpresohet se do të vazhdojnë me krijimin e kushteve për investime në prodhimtari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori