LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i cigareve do të rritet

Çmimi i cigareve do të rritet

Rritja e akcizës së duhanit nga 17 euro sa është tani për kilogram, në 20 ose 22 euro, konsiderohet si opsion serioz për ngritjen e të hyrave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Madje një opsion i tillë konsiderohet mjaft i qëlluar edhe për të kompensuar zvogëlimin e humbjeve nga ulja e Tatimit në të Hyrat e Korporatave nga 20% sa është tani në 15% apo 10% siç ka propozuar komuniteti i biznesit.

Të gjitha këto propozime MEF-ja ka ofruar misionit të FMN-së, në mënyrë që ti marrë dhe rekomandimet e tyre.

"Misioni pajtohet që një rritje e vogël është e realizueshme, por sugjeron që në këtë periudhë mos jetë më e madhe se 20 euro për kilogram dhe që konsiderohet rritje prej 30%, krahasuar me akcizën që aplikohet tani. Ndërsa sa i përket rritjes prej 22 eurosh për kilogram konsiderojmë se mund të jetë shumë e ashpër dhe të kërcënojë përmbushjen", ka vlerësuar misioni i FMN-së në raportin e tyre konfidencial.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë “Kosova Tabaco”, Besim Govori, kritikoi rritjen e akcizës së cigareve. Sipas tij, gabim është të mendohet se buxheti mund të mbushet nga rritja e akcizës në cigare, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë duhanpirës të mëdhenj ashtu siq paraqiten.
“Po i paraqesin shqiptarët sikur të ishin turq apo kinezë. Vetëm 23% e qytetarëve pinë cigare dhe për këtë ekzistojnë shumë shënime. Rritja e çmimit të akcizës do të ketë shumë pak ndikim në zvogëlimin e numrit të duhanxhinjve në Kosovë”,tha Besim Govori, përfaqësues i “Austria Tabaco”
Sipas tij, rritja e akcizës nga 170 euro për një paketë apo 10 kilogram cigare në 220 euro, do të rrisë për së paku 12 cent çmimin e paketave me pakicë në treg. /Telegrafi/