LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi zëvendëson Qerimin

Rukiqi zëvendëson Qerimin

Pas marrjes së autorizimeve nga ana e këshillit drejtues, Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), të premten vendosi ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të odës , Ejup Qerimin. Në vend të Qerimit, Kuvendi i OEK-ut, zgjodhi Berat Rukiqin.

Në një njoftim zyrtar të OEK-së thuhet se Kuvendi i Odës sipas propozimit të Këshillit drejtues dhe me kërkesën e kryetarit, Besim Beqaj shkarkoi nga funksioni sekretarin e përgjithshëm Ejup Qerimi, të cili Këshilli Drejtues më parë ia kishte marrë autorizimet.

"Arsye për shkarkimin e zotit Qerimi ishin dallimet thelbësore në koncept të funksionimit të OEK-ut, çrregullimi serioz i raporteve ndër njerëzore dhe të punës në OEK, mosrespektimi i hierarkisë dhe akteve të institucionit, shkelje të rëndë të ligjit të punës dhe akteve tjera të OEK-ut dhe shumë çështjeve tjera të cila më gjerë i prezantoi kryetari i Odës".

Në po të njëjtin njoftim thuhet se Kuvendi njëzëri sekretar të përgjithshëm të Odës u zgjodhi, Berat Rukiqin. /Telegrafi/