LAJMI I FUNDIT:

“Hekurani” përfaqëson kompaninë “Isofloc” në tërë Balkanin

“Hekurani” përfaqëson kompaninë “Isofloc” në tërë Balkanin

Kompania "Isofloc", kompani kjo mjaft e njohur sa i përket prodhimit të izolimeve ekologjike, ka përzgjedhur një kompani kosovare që t'ia sigurojë produktet e veta në tërë Ballkanin. Këtë do ta bëjë firma "Hekurani".

"Oda Ekonomike e Kosovës është e interesuar për internacionalizimin e bizneseve kosovare dhe rruga me e lehte dhe me e drejtpërdrejtë është krijimi i urave të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare", u tha të enjten në manifestimin e promovimit dhe ndarjen e autorizimit të ndërmarrjes së mirënjohur zvicerane "Isofloc",

Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në Odën Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me ketë rast theksoi se sektori i ndërtimtarisë pas luftës ka shënuar zhvillimin më të madh ndërsa oda Ekonomike e Kosovës ketë sektor mund ta përkrah duke iu mundësuar lidhje me firmat prestigjioze siç është "Isoflok".

"Sektori i ndërtimtarisë ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në hapjen e vendeve të punës dhe në minimizimin e tensionet sociale të krijuara në situatën e vështirë ekonomike në Kosovë", tha Gërxhaliu.


Dhënia e autorizimit për përfaqësim firmës kosovare shpreh besim ndaj partnerit lokal por edhe ndaj ekonomisë kosovare.

Duke prezantuar gamen e prodhimeve dhe orientimeve strategjike të firmës, themeluesi i "Isofloc" , Hubert Schubiger theksoi se nuk është i orientuar që vetëm të sigurojë treg për prodhimet e veta por që të shikojë dhe mundësinë për krijimin e kushteve që firma "Hekurani" e cila e përfaqëson në Kosovë dhe Ballkan të fillojë prodhimin e izolatorëve ekologjik që i prodhon firma e tij. /Telegrafi/