LAJMI I FUNDIT:

I vjen radha Gjakovës

I vjen radha Gjakovës

Korporata Energjetike e Kosovës,pas aksioneve që ka ndërmarrë për shkyçjen nga rrjeti të qytetarëve që nuk paguajnë energjinë në regjionin e Prishtinës dhe Gjilanit, gjatë ditës së enjte ka kaluar në qytetin e Gjakovës.

“Gjatë paradites së sotme në distriktin e Gjakovës janë shkyçur borxhlinj si zhveshtorja e Stadiumit Vllaznimi, me borxh prej 9 mijë eurove, pemëtorja me pronar Musa Kurhaski, 4 mijë euro, Ylber Pulani me një borxh prej 5 mijë eurove, Hotel Drini me borxh prej 7 mijë eurove dhe shumë lokale të tjera”.

“Shkyçje tjera do të vijojnë pasdite në pjesë të ndryshme të këtij distrikti dhe qytete tjera të Kosovës. KEK është i vendosur që të vazhdojë procesin e shkyçjeve, për të ndëshkuar konsumatorët që nuk paguajnë borxhin ndaj Korporatës dhe e keqshfrytëzojnë energjinë elektrike.I tërë ky proces ka për qëllim të vetëm përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të rregullt”, thuhet në një njoftim nga KEK-u. /Telegrafi/