LAJMI I FUNDIT:

Rekorde të reja të inflacionit brenda Eurozonës

Rekorde të reja të inflacionit brenda Eurozonës

Inflacioni ka shënuar rekorde të reja brenda Eurozonës, duke u rritur në 3.7 për qind gjatë muajit maj.

Sipas shifrave të shpërndara nga Zyra Evropiane e Statistikave, ky është një rekord i ri që nga krijimi i eurozonës në vitin 1999 dhe kjo për shkak se kanë ”fluturuar” çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore.

Për këtë shkak Banka Qendrore Evropiane ka dhënë alarmin e kuq.

Ne prill inflacioni kishte përparuar lehtë me 3,35 % në rrjedhjen vjetore. Në maj të 2007 ishte 1,9 për qind. Ndërsa gjatë gjithë vitit 2008, inflacioni është rritur me 0,6 për qind në muaj.


Përbërësit kryesorë që prezantojnë përqindjet vjetore rekord në maj të 2008 kanë qenë: produktet ushqimore 6,4 për qind, transportet 5,9 për qind, banesat 5,7 për qind etj.

Përqindjet vjetore me të ulëta kanë qenë për komunikacionin 1,7 për qind, kultura 0,1 për qind dhe artikujt e veshjeve me 0,7 për qind.

Kurse duke krahasuar vendet me përqindjet më të ulëta të inflacionit, del se ajo ka qenë Portugalia me 2,8 për qind, Gjermania 3,1 për qind, ndërsa vendet me inflacionit më të lartë ishte Letonia 17.7 për qind, Bullgaria 14 për qind dhe Lituania 12,3 për qind.