LAJMI I FUNDIT:

Ulen tarifat e telefonisë mobile në Shqipëri

Ulen tarifat e telefonisë mobile në Shqipëri

Kompania e tretë e telefonisë mobile në Shqipëri ka njoftuar se planifikon një ulje të mëtutjeshme të çmimeve të bisedave në këtë vend, në përpjeke për të siguruar sa më shumë abonentë.

Deri në fund të vitit 2008, kompania e tretë celulare "Eagle Mobile", synon të ketë një numër prej rreth 70 mijë abonentësh.

Madje, kompania turke ka në plan ta rrisë më tej këtë numër, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë shërbimin dhe tarifat bisedore.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Ali Taskin, u shpreh se po punohet me intensitet të plotë, në mënyrë që abonentit t‘i ofrohet shërbim i mirë dhe cilësor, përveç tarifave konkurruese.


"Kur dolëm në treg, në muajin mars 2008, kompania hyri në konkurrencë me dy shoqëritë e tjera, duke ulur mesatarisht me 25% tarifat celulare. E njëjta gjë po bëhet aktualisht nëpërmjet paketave ‘Proring’".

Aktualisht, shoqëria mbulon 95% të popullsisë.

Në Shqipëri operojnë tre operatorë të telefonisë mobile: Vodafone,AMC dhe së fundit operatori i tretë Eagle Mobile.

Dhe pse në kushtet e një konkurrence, qytetarët e Shqipërisë paguajnë çmime super të larta për komunikim në telefonin mobile.