LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sot (të martën) në orët e hershme të mëngjesit është rikthyer në punë njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”.

Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, me kthimin në punë të kësaj njësie është përmirësuar dukshëm edhe furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve.

“Furnizimi është duke u bërë sipas kategorisë A, B, C. Kategoria A është duke u furnizuar 24 me 0, ajo B, 4 me 2 ndërsa kategoria C, 3 me 3. Furnizimi i kategorive B dhe C mund të përmirësohet edhe më tej pas ngritjes së stabilitetit të sistemit energjetik”.

KEK-u po ashtu ja njoftuar se sistemi energjetik në vend gjatë ditës së sotme është duke u varur nga puna e bllokut B2 të TC “Kosova B” që prodhon 270 megavat orë , blloqeve A3 dhe A4 të TC “Kosova A” që prodhojnë bashkërisht rreth 250megavat orë energji elektrike si dhe Hidrocetralit, “Ujmani” që prodhon gjatë kohës së pikut 32 megavat orë energji elektrike. /Telegrafi/