LAJMI I FUNDIT:

Shkyçën nga rrjeti shpërndarës restorantet e kryeqytetit

Shkyçën nga rrjeti shpërndarës restorantet e kryeqytetit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është duke vazhduar procesin e shkyçjes së borxhlinjve i cili është i shtrirë në tërë Kosovën dhe ka në fokus konsumatorët që nuk paguajnë faturat e tyre mujore ndaj kësaj kompanie.

Bazuar në njoftimin zyrtar të KEK-ut, gjatë pasdites së sotme (e hënë) në Prishtinë janë shkyçur nga rrejti shpërndarës Restorant “Rings” në rrugën “Luan Haradinaj” me një borxh total prej 8,351 euro, Restorant “Arte” në rrugën “Luan Haradinaj”me një borxh total prej 7,239 euro. Pastaj Fast Food përballë ndërtesës kryesore të OSBE-së me një borxh prej 7,691 euro si dhe Pizzeri “Linda” në Breg të Diellit cila ka borxh ndaj KEK-ut 15,255 euro.

“Shkyçje tjera do të vijojnë pasdite në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe qytete tjera të Kosovës”.

KEK po ashtu ka njoftuar se është duke punuar me institucionet shtetërore për të forcuar edhe më tej mbështetjen e nevojshme nga gjykatat dhe policia e vendit.


“Mospagesa për energjinë e shpenzuar elektrike dhe keq shfrytëzimi i saj paraqesin pengesë serioze për zhvillimin e mëtutjeshëm të Korporatës, gjegjësisht për mirëmbajtjen e një procesi efikas të punës, realizimin e investimeve kapitale dhe importin e energjisë elektrike nga rajoni në rastet e nevojshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të KEK-ut.