LAJMI I FUNDIT:

Mbi 10 mijë vetë pritet të pushojnë në detin turk

Mbi 10 mijë vetë pritet të pushojnë në detin turk

Qytetarët e Kosovës me gjithë varfërinë e madhe në vend, kanë të njëjtin interesim sikurse gjatë viteve të mëparshme për të kaluar pushimet në Turqi.

Pavarësisht se shumica e turistëve do të shkojnë sërish në dy vende ku tradicionalisht pushtojnë kosovarët, si Shqipëria dhe Ulqini, do të ketë mjaft njerëz edhe në brigjet turke.

Sipas pronarit të kompanisë “Eurokoha”, Naim Ejupit, kompani e cila prej disa vitesh mban primatin ne treg për ofertat drejt Turqisë,sivjet parashihet që numri i turistëve nga Kosovë që do të shkojnë për në Turqi do te jetë për 15-deri në 20 për qind më i madh.

“Janë gjithsejtë rreth 40 aeroplanë të cilat kompania jona i ka kontraktuar deri në fund të sezonit turistike. Këtë viti kemi kërkesë më të madhe se një vit më parë”, tha Ejupi.


Duke llogaritur numrin e aeroplanëve dhe udhëtarëve që zënë ata,mund të thuhet se do të jenë mbi 10 mijë qytetarë të Kosovës që pritet të shkojnë në Turqi.

Sipas tij, çmimet janë afërsisht sikurse vitet e tjera,por këtë vit “Eurokoha”,ka filluar aplikimin e një mënyre ndryshe në rezervimin aranzhmaneve turistike.

Bëhet fjalë për rezervimin e aranzhmaneve përmes sistemit “Early Booking”.apo sistemi i rezervimeve të hershme,përmes të cilit ka edhe lirime në çmimin total të aranzhmanit.

“Nëse rezervohet me këtë sistem atëherë mund të përfitohet një ulje deri në 20 për qind. Lirimi varet nga shpejtësia e rezervimit. Ata që duan aranzhman të menjëhershëm normal që duhet të paguajnë më shtrenjtë”,tha tutje Ejupi.

Ai ka treguar se kanë filluar të aplikojnë këtë sistem për shkak se për dallim nga vitet e tjera sivjet janë më të përgatitur dhe kanë blerë kapacitetet e hoteleve që në pranverë,ndërsa sezoni turistike në Turqi ka filluar që nga muaji maj.

“ Edhe ofertën e kemi më të pasur për të njëjtën arsye”. /Telegrafi/