LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për drejtues të KEK-ut mbetet i hapur deri më 26 qershor

Konkursi për drejtues të KEK-ut mbetet i hapur deri më 26 qershor

Pas shkarkimit të drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Remzi Shahinit, konkursi publik për plotësimin e kësaj pozite do të mbetet i hapur deri me 26 qershor.

Përzgjedhja e kandidatëve që do konkurrojnë për pozitë të drejtuesit të KEK-ut, do të bëhet nga komisioni që pritet të formohet nga ana e Bordit të drejtorëve të KEK-ut.

Ndryshe Bordi i drejtorëve të KEK-ut në takimin e fundit të rregullt me 4 qershor pas analizës që i kishte bërë përformansës së drejtorit menaxhues, vendosi ta shkarkojë Shahinin nga kjo pozitë.

Por në mënyrë që të mos ketë vakum në udhëheqje të korporatës Bordi i drejtorëve në pozitë të ushtruesit të detyrës së Drejtorit menaxhues emëroi Arben Gjukajn, drejtor i divizionit të Rrjetit në KEK.