LAJMI I FUNDIT:

“Heroi” kosovar në Montreal World Film Festival

“Heroi” kosovar në Montreal World Film Festival

Ka nisur Festivali Montreal World Film Festival, i cili mbahet në Amerikën Veriore. Ndër filmat që do të shfaqen në MWFF, këtë herë zë vend edhe filmi kosovar ‘Heroi’.

Sot me datë 25 gusht 2014 jepet premiera ndërkombëtare e filmit “Heroi” nga Luan Kryeziu. Festivali radhitet në kategorinë A të festivaleve dhe filmi shfaqet në kuadër të Focus on World Cinema.

‘Heroi’ i Luan Kryeziut është film debutues i tij si regjisor, ku luajnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi etj.

Në film portretizohet jeta e një ushtari të UÇK-së, Shkëmbit (i luajtur nga Arben Bajraktaraj). Ai bën gjithçka për të qëndruar besnik ndaj idealeve të tij, për të jetuar një jetë të ndershme duke shpresuar për ditë më të mira. Krenaria e tij, etika e tij, dinjiteti kthehen kundër tij kur shoqëria më nuk ka nevojë për të.


‘Heroi’ do të shfaqet tri herë brenda festivalit. Sot (25 gusht) do të shfaqet prej orës 12:30 dhe prej orës 19:00, ndërsa nesër (26 gusht) shfaqet në ora 16:40.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe në Festival qëndrojnë një pjesë e ekipës. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Kalo në kategori