LAJMI I FUNDIT:

Uji magjik i Dobërqanit

Uji magjik i Dobërqanit

Kadri Krasniqi nga Prishtina, çdo javë e merr rrugën për fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit. Në këtë fshat ai nuk ka asnjë të afërm për ta vizituar. Por, arsyeja e shkuarjes atje është uji që buron në hyrje të këtij fshati. Aty e ka gjetur “melhemin” e sëmundjes së tij. Krasniqi pretendon se ky ujë ka ndikuar në përmirësimin e sëmundjes nga e cila ka vuajtur për vjet të tëra.

“Kam pas probleme me lukth dhe një mik i imi më pati treguar se në fshatin Dobërqan ekziston një krua për te cilin flitej se kishte efektet shëruese”, rrëfen Krasniqi për gazetën Tribuna.

Ai thotë se edhe pse nuk kishe besuar shumë në atë që i ishte thënë, një te shtune kishte marrë rrugën për këtë fshat.


"Fillimisht nuk pata vërejtur ndonjë ndryshim, mirëpo vendosa ta përdorë për një kohë dhe me kalimin e kohës kam pasur sukses”, tregon ai.

Krasniqi thotë se djegësimin që ka pasur në lukth më nuk e ndjen.

Se ky ujë mund të jetë shërues, tregojnë edhe banorët e Doberqanit. Ata pretendojnë se ujë që buron në këtë fshat ka efekte shëruese për disa sëmundje. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori