LAJMI I FUNDIT:

Kurtit i mohohet vizita në SHBA

Kurtit i mohohet vizita në SHBA

Albin Kurtit nuk po i lëshohet viza për të shkuar në Amerikë. Ai kishte planifikuar të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Visar Ymerin, i cili tashmë ndodhet në Ëashington. Zyrtarët e VV-së kanë thënë se ende s’kanë marrë përgjigje për refuzimin e vizës, ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk komenton për rastet individuale.

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është refuzuar përsëri viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti bashkë me Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kishte planifikuar të shkojë në Amerikë në fund të këtij muaji për t’u takuar me shqiptarët në Washington.


Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka shkuar në Amerikë, ndërsa Kurti ka vazhduar të qëndroj në Kosovë.

Ambasada Amerikanë në Kosovë nuk ka komentuar rastin e Kurtit me arsyetimin se e kanë të ndaluar të flasin për rastet individuale.

“Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale të vizave”, ka qenë përgjigja e Ambasadës dhënë për Gazetën Express.

Sidoqoftë, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se ende s’kanë marrë përgjigje zyrtare prej Ambasadës Amerikane në Shkup se Albin Kurtit i është refuzuar viza për në SHBA. Por, Ambasada e SHBA-së në Maqedoni nuk iu ka dhënë shpresë se do t’iu kthej përgjigje pozitive.

“Përgjigja e Ambasadës pas aplikimit ka qenë që aplikacioni i Albinit “do të kalojë nëpër procedurat e nevojshme administrative shtesë, aplikacioni do të mbetet në pritje deri sa të kemi përgjigjen përfundimtare”. Ata gjithashtu kanë thënë që “do të përpiqemi të procedojnë me aplikacionin sa më parë që dorëzohet, por nuk mund të themi sigurt që do të miratohet dhe nëse miratohet, nuk mund të themi se kur është gati”, thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Vetëvendosje, dhënë për Gazetën Express, të martën.

Ndryshe, Albin Kurtit nuk i ishte mundësuar ta vizitojë Amerikën edhe në dhjetor të vitit 2011 pasi nuk ia patën dhënë vizën.

Në Vetëvendosje kanë thënë se s’kanë ende përgjigje negative as për vitin 2011.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup nuk ia ka refuzuar vizën Albin Kurtit më 14 dhjetor 2011, thjesht nuk kemi ende përgjigje nga ana e tyre, pasi që sipas tyre janë duke e shqyrtuar dhe kur të kenë përgjigje do të na lajmërojnë”, ka thënë Erzen Vraniqi, Sekretar i Zyrës për Media në Vetëvendosje.

Vraniqi ka treguar se Albini ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup me ftesë të Voice of America nga z. Elez Biberaj dhe The Rockefeller Brothers Fund.

“Me ç’rast është ftuar nga të dyja këto në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aktivitetet në të cilat është ftuar fillojnë me 7 maj 2013 e përfundojnë me 15 maj 2013”, thuhet në përgjigjen e Vraniqit.

Lëvizja e Albin Kurtit ka pasur disa herë konfrontime me zyrtarët amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë. Madje, Ambasadorja e re amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson pati denoncuar Liderin e Vetëvendosjes se ka parë një letër tjetër kërcënuese të Albin Kurtit ndaj ish-Sekretares Albright.

“E kam parë edhe letrën që ai (Albin Kurti) ia kishte dërguar znj. Madeleine Allbright, shefes sime të mëhershme, ku ai kërcënonte se bashkë me miq e familjarë do të ballafaqohej me të në rrugë, nëse ajo do të vinte në Kosovë”, kishte thënë Ambasadorja Jacobson, më 11 dhjetor të vitit 2012. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori