LAJMI I FUNDIT:

Paqartësi për zgjedhjen e Presidentit

Paqartësi për zgjedhjen e Presidentit

Partitë politike ende nuk e kanë të qartë se si do të zgjedhet Presidenti i vendit, pavarësisht se Komisioni për Reformën Kushtetuese 6 muaj më parë dorëzoi amendamentet që një gjë e tillë të bëhet me votë të drejtpërdrejtë. Në LDK dhe AKR thonë se e duan Presidentin nga votat e popullit, ndërsa në PDK dhe AAK ende janë të pavendosur.

Partitë kryesore ende nuk e dinë se si do të zgjidhet Presidenti i vendit, pavarësisht se Komisioni për Reformën Kushtetuese tashmë ka kryer ndryshimet e nevojshme, që i pari i shtetit të zgjedhet me votë të drejtpërdrejtë të qytetarëve, shkruan “Express”.

Tash e gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të Komisionit, ka paqartësi nëse partitë politike do të votojnë pro propozimeve të tij.


“Komisioni kushtetues ka punuar vetëm për një opsion, opsionin e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit dhe në atë drejtim i kemi dorëzuar edhe amendamentet”, ka thënë Arsim Bajrami kryesues i këtij Komisioni, të hënën për “Express”.

“Partitë politike duhet të vendosin se si donë ta kenë Presidentin e ardhshëm të zgjedhur nga populli apo përmes Parlamentit. Për gjithçka vendosin votat e deputetëve”, tha Bajrami.

E, disa parti politike tash po shfaqen të paqarta sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së të parit të shtetit.

Nga qëndrimi i tyre i mëhershëm nuk lëvizin LDK-ja e Isa Mustafës dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, që janë edhe pjesë e marrëveshjes me PDK-në e Hashim Thaçit për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha për “Express” se partia e tij e do Presidentin nga votat e popullit.

“Amendamentet që i ka dorëzuar Komisioni thonë se Presidenti zgjidhet drejtpërdrejtë dhe këto ne i kemi përkrah si LDK, ai është qëndrimi zyrtar i LDK-së dhe nuk ka ndryshuar”, tha Gashi.

Deputetja Myzejene Selmani nga AKR, ndërkaq kujtoi se partia e saj kërkon zgjedhje presidenciale që nga 2006’ta.

Në partinë e Hashim Thaçit dhe AAK-në e Ramush Haradinajt thonë se do të marrin vendimin më vonë.“Do të kemi qëndrim si parti, por pas një konsultimi që do ta bëjmë brenda partisë. Do ta bisedojmë njëherë në parti pastaj do të kemi qëndrim”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi për “Express”.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati ndërkaq tha se pjesa dërrmuese e partisë konsiderojnë se zgjedhja e presidentit nga votat e popullit është mënyrë e mirë.

“Po ne nuk kemi marrë vendim definitiv për këtë. E kemi diskutuar si temë dhe mendimi i pjesës dërrmuese është që zgjedhja e drejtpërdrejtë është më mirë, por për këtë ne pritet të marrim vendim dhe posa të jetë koha e duhur”, tha Musmurati.

Partia Albin Kurtit nuk e sheh si opsion të mirë zgjedhjen e Presidentit të shtetit nga votat e qytetarëve. Sipas deputetit, Afrim Kasolli zgjedhja e Presidentit nga votat e qytetarëve nuk përfaqëson demokracinë e drejtpërdrejtë siç thonë partitë tjera.

“Sepse demokracia e drejtpërdrejt nënkupton angazhimin për çështje politike e jo për persona. Prandaj ne funksion te çlirimit te politikes nga personat e të thellimit të saj për çështje fondamentale shoqërorë, Lëvizje Vetëvendosje e përkrah mënyrën e zgjedhjes se presidentit të vendit nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Kasolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori