LAJMI I FUNDIT:

Kaufman: Krenar me Adem Jasharin

Kaufman: Krenar me Adem Jasharin

Ish anëtari i Asamblesë së New York-ut, Stephen B. Kaufman dhe njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve, të cilin shqiptarët e konsiderojnë si një shqiptaro- amerikan nga Bronxi, ka thënë se në pesë vjetorin e pavarësisë duhet të kujtohet sakrifica e Adem Jasharit, pastaj personat e pagjeturit, si dhe të kujtohet dhe të kërkohet Ukshin Hoti.

Ai ka thënë se për shqiptarët është shumë e rëndësishme që të gjenden të pagjeturit, dhe nëse janë gjallë të kthehen në vendin e vet, e nëse nuk janë gjallë, sipas tij duhet të ketë ndonjë konkluzion që të dihet se për çka ata janë zhdukur dhe çfarë ka ndodhur me ta, transmeton “KosovaPress”.

“Së pari është kënaqësi që më konsideroni si shqiptaro-amerikan. Ne duhet t’i kujtojmë dy gjëra: e para është forca dhe krenaria që na ka ardhur nga Adem Jashari i cili e sakrifikoi jetën e tij me 7 Mars 1998 për çlirimin e Kosovës dhe së dyti ne duhet të kujtojmë të pagjeturit, ku dihet se 1,780 njerëz akoma numërohen si të zhdukur dhe po-ashtu e kujtojmë dhe kërkojmë Prof. Ukshin Hotin”, ka thënë Kaufman.


Kaufman ka përmendur se 28 Nëntori është një datë e rëndësishme për të, por edhe për të gjithë shqiptarët, ngase në këtë datë ka lindur Adem Jashari, si dhe Skënderbeu e ka çliruar qytetin e Krujës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori