LAJMI I FUNDIT:

“NewBorn” ngjyroset me 98 flamuj

“NewBorn” ngjyroset me 98 flamuj

Nëntëdhjetetetë flamuj të shteteve që deri më tani kanë njohur pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt do të jenë të ngjyrosur në obeliskun “NewBorn”, që gjendet para Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

Për të realizuar këtë qëllim, shumë qytetar që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës kanë filluar punën e tyre. Sipas organizatorëve, e tërë puna pritet të përfundojë në mëngjesin e ditës së diel.

Autori i “NewBorn”, Fisnik Ismajli, ka thënë se qysh nga fillimi ka qenë ideja që çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, “NewBorn” të ngjyroset ndryshe. Por, ai shprehet se për një gjë të tillë asnjëherë nuk iu ka dhënë leja.


“Kemi dal ta ngjyrosim ‘NewBorn’, ashtu siç ka qenë ideja qysh prej përvjetorit të parë. Pra, flamujt e shteteve të cilat na kanë pranuar pavarësinë”, ka thënë ai, raporton RTK.

Ideatori i “NewBorn”, Fisnik Ismajli ka bërë të qartë se tash e tutje çdo vit ky obelisk do të duket ndryshe. Ai ka akuzuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për, siç tha ai, fshirjen e nënshkrimeve dhe ngjyrosjen e “NewBorn”, pa u konsultuar fare me autorët e tij. /Telegrafi/