LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Do ta ndërrojmë këtë qeveri

Gjini: Do ta ndërrojmë këtë qeveri

Aleanca për Ardhmëri e Kosovës nuk ka hequr dorë për ta marrë qeverisjen në vend. Kështu ka thënë deputeti i AAK-së, Ardian Gjini, duke potencuar se AAK-ja do të kërkojë rrugë të ndryshme demokratike për ta ndërruar qeverinë.

“Nuk do të ndalemi kurrë për ta ndërruar këtë qeveri. Aleanca do të kërkoi rrugë me ndërru qeverinë, më sa më pak dhimbje, pa patligjana ashtu siç vepron Vetëvendosje. Kemi bërë një ofertë për të treguar se nuk duhet qeverisur kështu. Nuk do të ndalemi. Ne do ta ndërrojmë për interes të vendit këtë qeveri”, tha Gjini për emisionin Rubikon në KTV.

Nga ana tjetër, deputetja nga Lidhja Demokratike, Teuta Sahatqija, i është kundërpërgjigjur Gjinit në cilësinë e pozitës.


“Në demokraci është mënyra se si ndërrohet qeveria, por nuk kam dëgjuar se qeveria dorëzohet, siç po pretendon AAK-ja. Nëse dorëzohet qeveria, atëherë është tradhti e votës”, tha Sahtaqija. /Telegrafi/