LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga fillimisht do të takojë Van Rompuy

Jahjaga fillimisht do të takojë Van Rompuy

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me delegacionin që e shoqëron ka mbërritur në Bruksel ku gjatë ditës së mërkurë pritet të zhvillojë disa takime zyrtare.

Jahjaga nis takimet në selinë e Këshillit të BE-së, me presidentin Herman Van Rompuy, për të vijuar me takimin në Selinë e NATO-s në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fogh Rassmussen, transmeton TCH.

Por, takimi kryesor për të cilin ndodhet në Bruksel, ai me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, i lajmëruar me kohë nga ndërmjetësuesja Catherine Ashton, pritet të zhvillohet pasditen e së mërkurës.


Takimi i parë në nivel presidentësh organizohet në mbështetje të dialogut të nisur mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për normalizmimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë sipas Prishtinës zyrtare, e mes Prishtinës dhe Beogradit sipas Serbisë dhe BE-së, e cila numëron ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori