LAJMI I FUNDIT:

Bisedohet për procesin e Stabilizim Asociimit dhe vizat

Bisedohet për procesin e Stabilizim Asociimit dhe vizat

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti në takim Lucas Holub, zyrtar i Lartë në Komisionin Evropian në Njësitin për Kosovë në Bruksel.

Ky takim thuhet se pati për qëllim parapërgatitjen e takimit të lartë për liberalizim të vizave, posaçërisht takimin e Dialogut të Strukturuar që do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.


Po ashtu, temë e këtij takimi ishte edhe punët që janë duke i bërë institucionet e Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve afatshkurtra për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe të Stabilizim Asociimit. /Telegrafi/