LAJMI I FUNDIT:

Arifi dënon dëmtimin e varrezave në Viti

Arifi dënon dëmtimin e varrezave në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi e ka dënuar aktin e dëmtimit të tetë pllakave në varrezat ortodokse serbe në Viti. Ai ka thënë se ky është një akt qyqar i orkestruar nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët nuk ia duan të mirën vendit dhe mundohen me çdo kusht të nxisin urrejtje për të dëmtuar bashkëjetesën, si dhe të dëmtojnë proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Dënojmë ashpër veprimet e tilla që nuk i kontribuojnë stabilitetit në komunën tonë dhe njëherësh vlerësojmë si akt makabër që nuk na përket neve si popull. Varrezat dhe monumentet kulturore e historike, nuk ndërlidhen me heqjen e lapidarit nga ana e Qeverisë së Serbisë në Preshevë”, ka vlerësuar Arifi.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që personat të cilët po ndërmarrin veprime të tilla, të dalin para drejtësisë, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve të komunës së Vitisë, që të jenë të matur karshi iniciativave që ndërmerren nga persona të pandërgjegjshëm. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori