LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Preshevë: Nesër mund të kërkohet dorëheqja e lidershipit komunal

Protesta në Preshevë: Nesër mund të kërkohet dorëheqja e lidershipit komunal

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, në mbledhjen e mbajtur sot në orët e pasdites, ka vendosur që kryetari i deritanishëm, Ragmi Mustafa, ta vazhdojë punën në kabinetin e tij të komunës së Preshevës dhe udhëheqjen e partisë.

Ndërsa, nesër është paralajmëruar të organizohet një protestë gjithëpopullore në Preshevë ku do të dërgohen mesazhe për të gjitha padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve në Luginë.

Kryesia e PDSH-së vlerësoi se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore.


Protesta e paralajmëruar për nesër në orën 12:00 në Preshevë mund të marrë kah tjetër, shkruan Titulli.

Burime të këtij portali kanë thënë se një grupacion tejet i madh në shenjë pakënaqësie nesër do të kërkoj dorëheqjen e udhëheqësisë komunale në Preshevë. Në mesin e tyre ka edhe familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës.

Sipas këtij burimi, kah mesi i protestës do të fillojnë brohoritjet “Dorëheqje-Dorëheqje “.

Ky grup protestuesish pushtetin lokal në Preshevë e sheh si fajtorin kryesor për largimin e lapidarit.

Ndryshe, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kishte premtuar vet disa herë se në rast të largimit të pllakës përkujtimore do të jap dorëheqje. /Telegrafi/