LAJMI I FUNDIT:

Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)

Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)

Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7.00 të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës.

Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe.

Nga ish tregu i vjetër e deri tek rruga që shpie deri tek qendra, në rrugën “Ramiz Sadiku” nga rruga e fshatit Rahovicë deri tek qendra dhe ajo që shpie rrugës për Gjilan, të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara nga mijëra forca speciale, transmeton Presheva.com.


Xhandarmëria e largoi dhe mori me vete lapidarin duke e dërguar në lokacion të panjohur dhe pastaj u largua nga qendra e Preshevës.

Lidhur me heqjen e lapidarit është prononcuar edhe kryeminsitri serb Ivica Dacic, i cili ka thënë se "pjesëtarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë.

"Aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës, ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Dacic.

Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë.

"Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të respektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti", ka thënë Dacic. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori