LAJMI I FUNDIT:

Vendkalim i ri kufitar Kosovë-Maqedoni

Vendkalim i ri kufitar Kosovë-Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc –Stancic, që lidh dyja vendet.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi se, me këtë rast konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërfiqinjësore dhe njëherësh thellohet bashkëpunimi me shtetin fqinj.

“Ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë dhe të dyja vendet obligohen që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën e vendkalimit. Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria ka autorizuar ministren e brendshme Gordana Jankulovska. Pas nënshkrimit kjo marrëveshje do të ratifikohet nga të dyja vendet që të bëhet e plotfuqishme”, deklaroi Hoxha, transmeton INA.


Më marrëveshjen në fjalë obligohen të dy vendet që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën kufitare. /Telegrafi/