LAJMI I FUNDIT:

Edi, fëmija i parë i 2013-s

Edi, fëmija i parë i 2013-s

Nëna Afërdita Zogaj nga Prishtina, është e para që lindi në vitin 2013. Ajo pikërisht në ora 00:01, ka lindur djalin Edin, e për të cilin tregon se është fëmija i gjashtë, pasi që më parë ka lindur pesë vajza. Mjekët pohojnë se fëmija i parë i lindur në vitin 2013 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe peshon 4 kilogram e 600 gram, ndërsa 58 centimetra i gjatë.

Nëna Afërdita është shprehur e lumtur, duke thënë se dhurata më e mirë për vitin 2013 është djali Edi.

“Jam shumë e lumtur që pas 5 vajzave tashmë kam një djalë, e që është dhurata më e bukur për vitin 2013. Urime të gjithëve 2013-ta, gëzuar!”, tha ajo, transmeton “KosovaPress”.


Për ta përshëndetur dhe uruar nënën dhe Edin e vogël në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së, erdhi edhe presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahajga, por edhe drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi dhe sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

“Urova nënën për lindjen e fëmijës në këtë natë të vitit të ri. Nënës dhe Edit të vogël i dëshirova një jetë të gjatë të shëndetshme të lumtur dhe me shumë begati. Të kalojë një fëmijëri dhe një jetë afër dashurisë prindërore, familjare dhe një jetë të suksesshme dhe një të ardhme me plotë të mira dhe mbarë në familjen e tij. Dua ta përgëzojë stafin dhe personelin e QKUK-së, klinikën gjinekologjike të Prishtinës dhe gjithë personelin dhe stafin e shërbimeve shëndetësore që gjithmonë japin shërbime kualitative dhe janë pranë qytetarëve”, tha Jahjaga.

Edin e vogël e vizituan edhe zyrtarë nga BKT-ja, me ç’rast i dhuruan edhe një kartel të xhirollogarisë me një shumë simbolike të të hollave prej 100 euro.

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Mirvete Paçarada, me këtë rast ka thënë se gjatë vitit 2012 në këtë klinikë janë kryer mbi 10 mijë lindje dhe 3960 operacione.

Sipas statistikave që posedon Klinika e Gjinekologjisë nataliteti krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rënie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori