Idetë për zgjerimin apo krijimin e koalicioneve të reja qeverisëse në Kosovë nuk shihen me shumë seriozitet si nga opozita ashtu edhe nga disa prej udhëheqësve të lartë të institucioneve.
Përderisa posti i kryeministrit aktualisht interpretohet si pengesë për lidhjen e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt, në analiza e komente tjera vlerësohet se ofertat dhe idetë për koalicion nuk kanë as seriozitetin për të bërë ndryshime në qeverisje.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi mendon se deri më tani nuk është parë një qasje serioze që do të mund të sillte si rezultat ndryshime në koalicionin qeverisës, shkuan “Evropa e Lirë”.
“Nëse i keni përcjellë deklarimet më të fundit tregon që nuk ka pas ndonjë seriozitet në atë drejtim dhe akterët të cilët kanë folur më së shumti mendoj që e kanë përmbyllur këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.
Oferta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj drejtuar Partisë Demokratike dhe kryeministrit Hashim Thaçi për bashkëqeverisje, shihet si një iluzion nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri mendon se nuk mund të vendoset një kualitet i ri qeverisës në vend nëse shkohet në koalicion me PDK-në dhe Thaçin, të cilët sipas tij e kanë sjell vendin në këtë gjendje.
“Mendoj që është shumë iluzore nëse dikush mendon që mund ta përmirësoj gjendjen aq më tepër nëse hyn në koalicion me ata që e kanë sjell vendin në këtë gjendje”, ka deklaruar Beqiri.
Edhe subjekti tjetër opozitar, lëvizja Vetëvendosje në disa raste i ka bërë thirrje AAK-së që të mos hyjë në koalicion me PDK-në.
Por, me gjithë vërejtjet dhe këshillat që AAK-së i vijnë nga tabori i opozitës, kjo parti politike mbetet pranë ofertës së saj për koalicion me PDK-në, por me një kusht, që posti i kryeministrit t’i takoj Ramush Haradinajt, të cilin deri më tani e ka refuzuar në vazhdimësi PDK-ja.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se oferta nuk ndryshon. “Ekziston oferta për Ramushin kryeministër sepse mendojmë që dinamizohet procesi, qeverisje në vend”, ka thënë Isufi.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se aktualisht bisedimet për koalicion mund të zhvillohen në nivele partiake dhe se qeveria nuk ka ndonjë qëndrim.
“Flitet për bashkëpunim mes dy partive politike, por unë jam këtu për ta mbrojtur qëndrimin e qeverisë dhe qeveria ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”, është shprehur Kuçi.
Pas ofertës së AAK-së drejtuar PDK-së që koalicioni i ri do të duhej të nxirrte në krye të qeverisë Ramush Haradinajt, kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhe këto ditë AAK-së dhe Haradinajt se oferta e PDK-së do të publikohet pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti politike.
Po ashtu, në deklarimet e mëhershme, kryeministri Thaçi kishte mbrojtur edhe partinë partnere të koalicionit, Aleancën Kosova e Re të afaristit Behxhet Pacolli, duke thënë se nuk ka nevojë për koalicion të ri dhe se koalicioni aktual vetëm mund të zgjerohet me ndonjë subjekt tjetër, duke aluduar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit