Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit.
Pak ditë pas kthimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm, në intervistë për “Zërin e Amerikës” , Haradinaj ka folur për zhvillimet në Kosovë përfshirë edhe mbështetjen e tij për procesin e bisedimeve me Serbinë.
Ai i ka vlerësuar dy marrëveshjet e arritura në takimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic.
“Marrëveshjet i shoh si avancim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe kuptohet se është ndihmesë në përgjithësi për zhvillimet bilaterale Kosovë- Serbi por edhe për regjionin”, tha ai.
Pa paragjykuar epilogun e bisedimeve, Hardinaj mendon se “është mirë të materializohen të arriturat e deritashme, marrëveshjet që janë realizua dhe njëkohësisht të punohet edhe për tema të tjera që kanë mbetur të hapura”.
Ndërsa në fund të bisedimeve ai pret një normalizim i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njëkohësisht do të ndodhë një avancim në funksionalizimin e brendshëm të Kosovës, ku Kosova do të mund të bëjë më shumë për qytetarët e vet në veri.” Pra, edhe një mundësi e qasjes më të afërt për qytetarët ne veri”.
Ndërsa, duke folur për afrimin e tij me kryeministrin Hashim Thaçi, ai thotë se është afruar me temën “në radhë të parë, kjo ka qenë qëllimi ynë”.
“Në këtë ofrim që është ndaras nga ofrimi për temën e veçantë, ne ofrojmë me marrë përgjegjësitë për të qeverisë me vendin, përfshirë edhe vetveten për përgjegjësinë e parë në qeverisje. Është një projekt ideor. Ende nuk ka ndodhë konkretizim apo ulje për ta shqyrtuar këtë projekt, por do të ndihmojmë që të ndodhe dhe shpresojmë që të ndodhë”.
Ai ka thënë se qysh tash synon të marrë postin e kryeministrit.
“Arsyeja është se deri në zgjedhje do të mund të bëhej shumë punë, me ndihmue që trendët prej tash deri në zgjedhje të jenë të mira. Me e përmirësue kualitetin e qeverisjes në përgjithësi por edhe për të ndihmuar për një proces zgjedhor më kualitativ kur ndodhë, meqë kemi pasur defekte në procesin e shkuar zgjedhor. Pra është një investim që bëhet tash që do të pasojë me zgjedhje dhe pas zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së, nuk ka mundur të konfirmojë nëse Thaçi do të ishte i gatshëm t’ia linte postin e kryeministrit.
“Nuk mund ta konfirmoj meqenëse nuk e kemi diskutuar dhe shtjelluar deri në fund. I mbetet të ardhmes me u pa. Por, ne rast se do të ndodhte, atëherë ajo që është me rëndësi, do të krijohej një situatë e re dhe një nisje e re edhe për Kosovën besoj e mirë”, tha Haradinaj, duke potencuar se ditëve në vijim mund të ketë një rezultat konkret në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit