LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu nuk ua ka frikën kërcënimeve nga jashtë

Sejdiu nuk ua ka frikën kërcënimeve nga jashtë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se nuk ia ka frikën kërcënimeve nga jashtë për sigurinë e vendit pasi që në vendin tonë gjendet fuqia më e madhe ushtarake në botë, NATO. Këto komente Sejdiu i ka bërë sot, gjatë një vizite në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Njëkohësisht, presidenti Sejdiu ka thënë se, TMK-ja do të jetë bërthama e forcës së ardhshme të sigurisë së Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e tij ndaj udhëheqësisë së kësaj trupe, në rrugën drejt krijimit të partneritetit të fuqishëm me NATO-n.

"Natyrisht, ne i kemi ofruar mbështetjen në këtë rast këtij mekanizmi të rëndësishëm të Kosovës në ecjen e mëtejshme në transformim dhe rrugën që do të kenë para vetes në ndërtimin e Forcës së Re të Kosovës mbi bazën të parimeve të propozuar nga presidenti Ahtisaari, mbi bazë të kritereve të NATO-s dhe mbi bazë të ambicies sonë që të jemi partnere i mirë në NATO dhe të anëtarësuar në NATO, në një periudhë shumë të afërt kohore", ka thënë Sejdiu.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, tha se këto trupa janë të gatshme që në koordinim me institucionet e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtarë, të marrin përgjegjësitë e plota në rrafshin e sigurisë. "Misioni i TMK-së është civil mirëpo, ne jemi të gatshëm t’i marrim të gjitha përgjegjësitë në rrafshin e sigurisë nëse kërkohet nga ne, në radhë të parë nga institucionet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare", deklaroi Selimi.


Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori