LAJMI I FUNDIT:

Në Baden sot ka filluar dita e dytë e bisedimeve Prishtinë-Beograd

Në Baden sot ka filluar dita e dytë e bisedimeve Prishtinë-Beograd

Ka filluar dita e dytë e bisedimeve Prishtinë –Beograd, pjesë e raundit përfundimtar të negociatave shtesë, në Baden të Austrisë. Gjykuar sipas të dyja palëve, as dita e sotme nuk do të sjell ndonjë risi. Palët janë të pozicionuara në qëndrimet e tyre. Kosovarët nuk lëshojnë pe në qëndrimin e tyre për pavarësi, ndërsa Beogradi po mundohet t’i modifikojë modelet e ndryshme të autonomisë, nga praktikat botërore.

“Të dyja palët nuk prezantuan asgjë të re. Beogradi foli për autonominë substanciale, ndërsa pala kosovare edhe një herë e paraqiti në mënyrë të detajuar vizionin e saj për partneritetin e Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane, partneritet që do rezultojë me bashkëpunim të ngushtë në gjitha fushat”, kështu e ka përmbledhur takimin e djeshëm, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni.

Ndërkaq, pala serbe e ka akuzuar atë të Kosovës se nuk i është qasur seriozisht bisedimeve dhe se është duke refuzuar çdo zgjidhje kompromisi sepse “pret nga bashkësia ndërkombëtare pavarësinë e premtuar”.

Takimi i Badenit do të përfundojë nesër kur do të flitet edhe për përfundimet që ka nxjerr Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit.


Ndërkohë, bëhet e ditur se një prononcim për media i Treshes, do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, po të mërkurën, me fillim në orën 11:30.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori