LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet përfundimtare shpallen javën e ardhshme

Rezultatet përfundimtare shpallen javën e ardhshme

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 nëntorit do të publikohen në fillim të javës së ardhshme, thanë të hënën zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ndërkohë ky organ është në përfundim të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, në të cilat asnjë kandidat nuk ka marrë mbi 50 për qind të votave.

KQZ ka vendosur që në këtë rreth të dytë në fletvotime mos të shkruhen emrat e dy kandidatëve që garojnë për kryetarë, por fletëvotimi të jetë i zbrazët dhe vetë qytetarët të shkruajnë emrin e kandidatit të preferuar.

“Kjo është bërë për arsye logjistike, në mënyrë që ne të mund të fillojmë me printimin e fletëvotimeve, kështu që kur të shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve atëherë të jemi të gatshëm në aspektin teknik që ky raund të mbahet”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Arianit Osmani, në një konferencë me gazetarë.

Aktualisht, në Qendrën e numërimit të votave është ende duke vazhduar procesi i numërimit. Sipas Osmanit, këtë proces e ka ngarkuar numërimi i votave me kusht dhe i atyre me postë, për shkak se këto vota duhet te verifikohen duke u krahasuar me listat zgjedhore të votuesve.


KQZ kishte premtuar se do te dilte me rezultatet përfundimtare jo më larg se 1 dhjetor, por Osmani tha se publikimi i rezultateve përfundimtare ka gjasa të shtyhet deri në fillim të javës së ardhshme. “Ne shpresojmë që gjatë javës të numërohen shumica, në mos të gjitha votat me kusht dhe votat me postë, kështu që në fund të javës, ose në fillim të javës tjetër të kemi edhe rezultatin final”, tha ai.

Disa media kosovare kanë raportuar, duke u mbështetur në burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor, se gjatë numërimit të votave me kusht dhe atyre më postë, del se Partia Reformiste ORA ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke grumbulluar deri më tani 5.2 për qind të votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Arianit Osmani, nuk i mohoi por as s’i konfirmoi këto njoftime. “Kjo do të dihet definitivisht pas përfundimit të procesit të numërimit”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave është parashikuar të mbahet më 8 dhjetor. Sipas agjencisë Kosovanews, që citon në kushte anonimiteti zyrtarë brenda KQZ-së, ky organ ka marrë vendim që për informim publik për fushatën parazgjedhore për kandidatët që kanë shkuar në balotazh, t’i shpenzojë 160 mijë euro. Kandidatët do të mund të bëjnë fushatë vetëm më 5 dhe 6 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori