LAJMI I FUNDIT:

DT: Pavarësia e mbikëqyrur, e vetmja rrugë për dalje nga kriza

DT: Pavarësia e mbikëqyrur, e vetmja rrugë për dalje nga kriza

Gazeta londineze "Daily Telegraph" shkruan sot se, ekzistojnë një numër arsyesh për të pasur kujdes kur bëhet fjale për dhënien e pavarësisë së Kosovës, diçka që, sipas kësaj gazete, është përfundimi më i besueshëm i kësaj krize.

“Serbia e indinjuar (në rast të pavarësisë së Kosovës) do t’ia kthente shpinën Bashkimit Evropian dhe do të nxiste pakënaqësi aty ku do të mundte. Shqiptarët në Maqedoni dhe Greqi, ndoshta, do të kërkonin që t’i bashkoheshin shtetit të ri, kurse pakicat tjera si, baskët në Spanjë, fuqishëm e ndoshta me ashpërsi do të kërkon pavarësinë e tyre”, shkruan DT.

Në këtë shkrim, DT përkujton se, në rast të pavarësisë së Kosovë, Moska do ta përdorte veton në të mirë të Serbisë dhe do ta pamundësonte që KB-ja ta njoh shtetin e ri, ndërkohë që Britania e Madhe dhe SHBA-ja, sigurisht se do ta pranonin.

Duke rezymuar në pasojat e mundshme rreth çështjes së Kosovës, DT vlerëson se i vetmi opsion për statusin e ardhshëm të vendit tonë është “pavarësia e mbikëqyrur” të cilën e ka propozuar Martti Ahtisaari.


Duke u thirrur edhe në zgjedhjet e fundit, të 17 Nëntorit në Kosovë, DT thotë se platformat e partive politike shqiptare kanë treguar se, në asnjë mënyrë, nuk do të mbesin pjesë e Serbisë.

“Ndarja (e Kosovës nga Serbia) duket e pashmangshme, çështja e vetme mbetet të shihet sesa traumatike do të jetë ajo”, përfundon shkrimi i DT.