LAJMI I FUNDIT:

Ahtisaari: Është koha e fundit që Evropa t’i jep fund konfliktit në Kosovë

Ahtisaari: Është koha e fundit që Evropa t’i jep fund konfliktit në Kosovë

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martti Ahtisaari, ka shprehur në Sofje shpresën e tij që, zgjidhja e statusit të Kosovës do të vendoset shpejt, pasi që Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit të dorëzojë raportin tek sekretari i përgjithshëm i KB-së, transmeton online gazeta bullgare "Novinite".

"Është e qartë se, gjendja aktuale në Kosovë, nuk mund të qëndrojë gjatë. Është koha e fundit që Evropa t’i jep fund këtij konflikti", ka thënë të hënën Ahtisaari në konferencën për gazetarë në Sofje, pas hapjes së zyrës për punë të jashtme të Këshillit të Evropës.

Ai ka shtuar se, për Serbinë, është më së miri të përqendrohet në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të saj, dhe t’u jap fund bisedimeve për bashkimin me BE-në.