LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e BE-së kërkojnë më shumë fleksibilitet

Ministrat e BE-së kërkojnë më shumë fleksibilitet

Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga pala shqiptare dhe ajo serbe, që gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe të japin angazhim maksimal, që të arrihet zgjidhja për statusin e Kosovës nëpërmjet bisedimeve, thuhet në konkluzionin që është bërë i ditur pas takimit të sotëm të ministrave në Bruksel.

Ata i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe dashamirësi për propozimet që do t’i paraqes Treshja ndërkombëtare në bisedimet, që do të zhvillohen të martën në Bruksel.

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së, sipas dokumentit të përgatitur, kërkojnë që, pas zgjedhjeve në Kosovë, të formohet sa më parë qeveria, në mënyrë që të forcohet programi i reformave për të mirën e të gjithëve në Kosovë.

BE-ja po ashtu ka përshëndetur edhe mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, që janë vlerësuar kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe zgjedhjet demokratike.