LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu i bën ftesë fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e Qeverisë

Sejdiu i bën ftesë fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e Qeverisë

Duke i vlerësuar si korrekte dhe demokratike zgjedhjet e 17 Nëntorit, edhe pse me një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka bërë thirrje fituesit të zgjedhjeve (PDK-së) që të nis me konsultat për themelimin e Qeverisë së re.

“Me komunikimin zyrtar të rezultateve, do të përgëzoj fituesin dhe do të bëj ftesë që menjëherë të fillojnë bisedimet-konsultimet për konstituimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë presidenti.

Presidenti Sejdiu i ka vlerësuar “të suksesshme gjithë ato prezantime projektesh krahas vizionit të përbashkët të të gjithëve për përmbylljen e statusit, përkatësisht pavarësimin e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj”.