LAJMI I FUNDIT:

Moratinos: Vetëm pas 10 dhjetorit mund të flitet për pavarësinë

Moratinos: Vetëm pas 10 dhjetorit mund të flitet për pavarësinë

Nëse, edhe me ndihmën e BE-së, nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje për statusin e Kosovës atëherë, ky problem, do të kthehet për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të KB-së, ka thënë sot shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos.

Megjithatë, Moratinos ka theksuar se, gjithsesi, duhet pritur rezultatet e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës të cilat po drejtohen nga Treshja e GK-së, duke shtuar se “vetëm pas kësaj (10 dhjetorit) mund të bisedohet për pavarësinë e Kosovës”, njofton agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

Këtë deklaratë, Moratinos, e ka dhënë sot, në prag të takimit të shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së, takim që mbahet në Bruksel, një ditë para vazhdimit të raundit të pestë të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes Ndërkombëtare.