LAJMI I FUNDIT:

Kharchenko: Të mbështetet Rezoluta 1244

Kharchenko: Të mbështetet Rezoluta 1244

Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Alexander Botsan Kharchenko, ka paralajmëruar sot se në vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës, do të angazhohet për propozimin e Beogradit zyrtar për ruajtjen e Rezolutës 1244 si dhe ka shtuar se, propozimi i Wolfgang Ischingerit për "statusin neutral" nuk paraqet propozimin e Treshes.

"Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit ende nuk ka përgatitur propozim gjithëpërfshirës për statusin e ardhshëm të Kosovës", ka thënë Kharchenko në një intervistë dhënë mediave serbe, para raundit të ri të bisedimeve mbi të ardhmen e Kosovës, që mbahet të martën në Bruksel.

Diplomati rus vlerësoi se nuk dihet nëse Treshja do të arrijë të përpilojë propozim gjithëpërfshirës deri më 10 dhjetor, kur edhe duhet t’i dorëzohet raporti sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.