Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, ka ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Kosovës pavarësi të mbikëqyrur, nëse negociatat për statusin e saj nuk çojnë në marrëveshje deri më 10 dhjetor. Nënsekretari i Shtetit për Çështje Politike i tha Kongresit se trupat e NATO-s në Kosovë do të shtypin çdo përpjekje për ta kundërshtuar me forcë procesin kalimtar.
Zyrtari kryesor i Departamentit të Shtetit që merret me politikën për Kosovën tha se komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për Kosovën nëse nuk arrihet marrëveshje me bisedime. Ai i bëri Serbisë një paralajmërim të nënkuptuar që të mos përpiqet t’i rezistojë me forcë një rezultati të tillë.
Burns i bëri komentet përpara një nënkomisioni për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, pas takimit që pati më parë me Wolfgang Ischingerin, i dërguar i Bashkimit Evropian në bisedimet për Kosovën dhe me Frank Ëisner, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në këto bisedime.
Burns, numri tre i Departamentit të Shtetit, ritheksoi mbështetjen amerikane për të kaluar në një periudhë të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën e cila do të çonte pastaj në pavarësi të plotë, siç është propozuar nga ndërmjetësi i OKB-së, Martti Ahtisaari në fillim të këtij viti.
Megjithatë, Burns tha se nuk shikon ndonjë arsye për trazira meqenëse në Kosovë është prania e trupave të NATO-s e cila parashikohet të vazhdojë pa ndonjë afat. Ai tha se shpreson shumë se Serbia nuk do të përpiqet të nxisë trazira, sidomos në pjesën veriore të Kosovës që banohet kryesisht nga pakica serbe.
"Ne kemi 17.000 trupa të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë rreth 1.500 trupa amerikane. Këto trupa ndodhen atje për të ruajtur ligjin dhe rendin. Ato do të shtypin çdo përpjekje nga cilado palë për ta marrë ligjin në duart e saj, për të kërkuar ndarje ose për të kërkuar paqëndrueshmëri. Dhe mendoj se ne mund t’ia besojmë NATO-s këtë punë dhe në të njëjtën kohë mund të besojmë se diplomacia jonë do të ketë sukses për të bindur popullin e atjeshëm që të ecë përpara, duke pasur parasysh faktin se 95 për qind e njerëzve që jetojnë tani në Kosovë janë myslimanë shqiptarë”, tha Burns.
Burns tha se zbatimi i Planit Ahtisaari është alternativa më e mirë në mungesë të një marrëveshjeje të arritur me bisedime. Ai tha se nëse e pranon një plan të tillë, Serbia mund t’u japë fund tensioneve të mbetura nga konfliktet ballkanike të viteve 90 dhe të kërkojë një vend në Bashkimin Evropian si dhe marrëdhënie me NATO-n. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë – pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh