LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Dy palët duhet të dalin me një zgjidhje

Lavrov: Dy palët duhet të dalin me një zgjidhje

Bashkësia ndërkombëtare duhet t'u lejojë Serbisë dhe Kosovës që vetë të arrijnë një zgjidhje për statusin e Kosovës, pa caktuar ndonjë datë për përfundimin e negociatave, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

"Ne duhet të kuptojmë qartë se vetëm dy palët duhet të dalin me një zgjidhje", tha Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun slloven, Dimitrij Rupel.

Bisedimet aktuale me ndërmjetësimin e Treshes i "kanë vënë themelet për arritjen e një zgjidhje të negociuar pa paragjykuar rezultatin apo datën për përfundimin e negociatave", tha Lavrov, për të shtuar se, “shpallja e njëanshme e pavarësisë mund të jetë kundërproduktive”.

"Ne tashmë kemi vërejtur disa shqetësime te kolegët evropianë rreth pasojave të mundshme nga shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës", tha Lavrov. Ai tha se nëse shqiptarët e shpallin pavarësinë, atëherë kjo nuk do të "ndikojë vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë tjera të Serbisë dhe në tërësi në Ballkan". /REL/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori