LAJMI I FUNDIT:

Merkel në mision për ta bindur Bushin për rrugën e “butë” të pavarësisë së Kosovës

Merkel në mision për ta bindur Bushin për rrugën e “butë” të pavarësisë së Kosovës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë takimit me presidentin amerikan, George Bush, në këtë fundjavë, do ta ketë temë bisedash edhe Kosovën në përpjekje që të shihet nëse do të ketë një linjë të përbashkët me rastin e njohjes së Kosovës si shtet këtë vit, shkruan gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung".

Sipas kësaj gazete, kancelarja Merkel, duhet ta bindë Bushin që ai ta përcjell planin kohor të evropianëve, të cilët janë për “rrugën e butë” drejt pavarësisë së Kosovës".

Sipas këtij plani, kjo do të thotë që përpjekjet ndërmjetësuese, në kuadër të misionit të Treshes, të respektohen deri “në sekondën e fundit”.

"Nëse serbët dhe shqiptarët, në atë afat, nuk përafrohen, atëherë mund të ndodhë shpallja e pavarësisë së Kosovës", shkruan kjo gazetë dhe shton se "madje edhe atëherë për evropianët është me rëndësi që procesi të kalojë në kuadër të afatit preciz kohor dhe pa konfrontime".


"Nxitimi nga Washingtoni, siç po e bën me padurim nënsekretari i diplomacisë, Nicholas Burns, do të shkaktonte ndarje në Evropë. Ndryshe nga ai, Bush në të gjitha video-konferencat ka premtuar se, kur bëhet fjalë për Kosovën, do të përcjellë evropianët", shkruan kjo gazetë në numrin e sotëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori