LAJMI I FUNDIT:

Italia mbështet propozimin për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës

Italia mbështet propozimin për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës

Ekipi i Unitetit ka ritheksuar të mërkurën në Romë qëndrimin se pakoja e Ahtisaarit dhe rekomandimi i tij për pavarësi të mbikëqyrur janë bazë për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës, duke kërkuar mirëkuptim dhe partneritet për hapat që duhet t'i bëjë Kosova pas përfundimit të negociatave shtesë, më 10 dhjetor.

Zëdhënësi i Ekipit, Skënder Hyseni, bëri të ditur se në takimin me shefin e diplomacisë italiane Massimo D’Alema, u tha se Italia përkrah pakon e Ahtisaarit dhe propozimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur.

D’Alema ka thënë gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në misionin e BE së, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ndërkaq delegacioni i Kosovës ka shprehur edhe "rezervat e shqetësimet" lidhur me kahet që mund të marrë procesi për statusin, në mungesë të një marrëveshjeje të negociuar, dhe ka theksuar se, "tashti po shihet se arritja e një marrëveshjeje të negociuar me Serbinë është e pamundshme", tha Hyseni. /qik/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori