LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri merr ftesë nga Ursula Plassnik

Edita Tahiri merr ftesë nga Ursula Plassnik

Me ftesën e ministres së Punëve të Jashtme të Austrisë, Ursula Plassnik, kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri, do të merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi dialogun shqiptaro-serb, ku do të marrin pjesë gra politikane nga Kosova dhe Serbia.

Tema e këtij simpoziumi ndërkombëtar është “Formësimi i ardhmërisë tonë evropiane” dhe qëllimi kryesor i kësaj konference është identifikimi i strategjisë për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e përbashkët të ardhmërisë evropiane.

Po ashtu në këtë konferencë do të diskutohet çështja e paqes, rrugëve për ndërtimin e saj pastaj roli i gruas në proceset e paqes dhe sigurisë si dhe rëndësia e dialogut për këto çështje.

Konferenca do të zgjasë dy ditë prej 5-6 nëntor në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë. Në kuadër të konferencës pritet që gratë të japin kontributin e tyre për një vizion paqësor për rajonin si dhe për mundësinë e integrimeve sa më të shpejta të vendeve të rajonit, në institucionet euro-atlantike.


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori