LAJMI I FUNDIT:

Para nisjes në Vjenë, Surroi takon delegacionin nga Lugina e Preshevës

Para nisjes në Vjenë, Surroi takon delegacionin nga Lugina e Preshevës

Kryetari i ORA-s njëherësh anëtar i Delegacionit te Kosovës, Veton Surroi, para nisjes për ne Vjenë, ku do të merr pjesë në raundin e ri të bisedimeve për statusin e Kosovës, priti delegacionin e Luginës se Preshevës në përbërje të Riza Halimit, Ragmi Mustafës dhe Nagip Arifit.

Para takimit të Vjenës nesër, unë konfirmova qëndrimin e Grupit të Unitetit, që çështja e Luginës së Preshevës, çështja e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës është një çështje e cila është pjesë e preokupimit dhe duhet të jetë pjesë e obligimeve të çfarëdo marrëveshje që të arrihet me Bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhën e statusit të Kosovës, deklaroi me këtë rast Surroi.

Kosova e pavarur, sipas tij, duhet t’i marrë obligimet e veta të veçanta ndaj minoritetit shqiptar në Serbi, në këtë rast në Luginë, ku ne duhet të aspirojmë në lidhje të pandërprera mes shqiptarëve në këtë anë dhe atë anë të kufirit. “Është shumë normale jo vetëm nga aspekti i të drejtës por edhe nga aspekti i lidhjeve familjare të cilat ekzistojnë, këtu dhe andej kufirit”, ka shtuar ai.

Surroi po ashtu i ka përshkruar si shqetësuese paralajmërimet e Serbisë, zyrtarëve të Serbisë se, do të ketë bllokim të kufirit dhe bllokim të qarkullimit, normal në rast të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


“Duhet t’i sigurojmë zyrtarët e Serbisë që Kosova do ta shpallë pavarësinë e vet, por duhet të sigurojmë po ashtu se ne synojmë një komunikim të papengueshëm qoftë të shqiptarëve, qoftë të serbëve në cilëndo anë të kufirit. Nesër dhe sot nga këtu duhet të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të vendos monitorët, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në atë pjesë së Luginës së Preshevës, në mënyrë që të garantojnë një kalueshmëri normale në komunikim normal me të tjerët”, tha Surroi.

Ndërkaq Nagip Arifi, kryetar i Bujanovcit, tha se këto janë takimet e rregullta që i kanë me përfaqësuesin e Grupit të Unitetit.

“Surroi na njoftoi për bisedat të cilat janë duke vazhduar ndërmjetësimin e trojkës, po ashtu edhe ne e njoftuam me shqetësimet apo brengat të cilat popullata e Luginës së Preshevës në këtë drejtim i ka, pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur normal duhet ta kemi një përkrahje nga grupi i unitetit dhe t’a njoftojë faktorin ndërkombëtar pas paralajmërimeve të pushtetit serb që mund të vijë deri te bllokada e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Arifi.

Ndërkaq Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës ka shprehur kënaqësinë e tij që politika në Kosovë ka një vëmendje të posaçme, për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Presim që angazhimet e tyre t’i justifikojnë sidomos në momentin kohor ku po afrohet statusit të Kosovës, në çfarëdo marrëveshje që do të bëhet mes Kosovës dhe Beogradit të kihet parasysh që çështjet e të drejtave shqiptare të realizohen në atë shkallë siç do të realizohen në Kosovën e pas statusit dhe në Serbi. Besoj që për këtë do të ketë mirëkuptim edhe bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori