LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Periudha dhjetor-prill, kritike për pavarësinë e Kosovës

Bugajski: Periudha dhjetor-prill, kritike për pavarësinë e Kosovës

Ndërsa Prishtina dhe Beogradi i drejtohen Vjenës në fillim të javës, për bisedime të drejtpërdrejta, një analist i njohur i çështjeve të Ballkanit thotë se propozimet e Treshes në këto bisedime përpiqen të mënjanojnë çështjen e pavarësisë dhe të statusit përfundimtar të Kosovës.

I bindur në dështimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje, Janusz Bugajski nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, parashikon një afat kohor mes dhjetorit dhe prillit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga fuqitë kryesore perëndimore.

Analisti Bugajski thotë se bisedimet janë larg temës kryesore, njohjes së faktit se plani Ahtisaari është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për statusin përfundimtar të Kosovës. "Propozimet e bëra nga Treshja Ndërkombëtare janë thjesht parime bazë, nuk ka asgjë të re në to. Propozimet nuk i afrohen planit Ahtisaari duke mënjanuar çështjen e pavarësisë dhe statusit përfundimtar, që supozohet të jenë pika themelore e bisedimeve. Ato janë një hap prapa, përsa i përket çështjes kryesore."

Me gjithë deklaratat pesimiste të vetë Treshes për arritjen e ndonjë kompromisi, do të ketë edhe tri takime të tjera mes Prishtinës dhe Beogradit. I bindur në dështimin e bisedimeve, analisti thotë se pas 10 dhjetorit do të jetë pozicioni i Gjermanisë ai që do të përcaktojë skenarin më të mundshëm, mes miratimit të pavarësisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara apo anashkalimin e këtij institucioni.


“Gjermanët duket se po pajtohen me mendimin e francezëve, britanikëve dhe amerikanëve. Këto janë fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian dhe nëse ato bien dakord me planin Ahtisaari, do të ketë një përpjekje tjetër për të parë në se Rusia do të abstenojë një votim në Këshillin e Sigurimit. Në se kjo duket e pamundur, atëherë do të duhet të caktohet një afat kohor jashtë procesit të Kombeve të Bashkuara”.

Analisti parashikon planifikimin e një kufiri kohor mes dhjetorit dhe prillit për zbatimin e planit Ahtisaari dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Me fjalë të tjera Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, së bashku me institucionet e tjera do të jenë të gatshme të angazhohen sipas propozimeve të planit dhe brenda një kohe të caktuar, ndoshta midis dhjetorit dhe prillit, do te merret një vendim për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga fuqitë perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se dëshirojnë që i gjithë procesi të përfundojë deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Bukuresht që do të zhvillohet në prill”.

Bugajski thotë se megjithëse mund të ketë të papritura, është e rëndësishme që procesi të përfundojë pa vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u gjendën të papërgatitur nga qëndrimi i Rusisë jo vetëm për pavarësinë e Kosovës por edhe për një numër çështjesh të tjera si sistemi i mbrojtjes nga raketat, marrëveshja e armëve të shkatërrimit në masë apo Irani.

Analisti theksoi se Kosova zuri vend në strategjinë e Rusisë, dhe tani që administrata amerikane i ka të qarta planet e Rusisë, duhet të marrë një qëndrim në favor të interesave perëndimore, për interesat e Bashkimit Evropian dhe ato të komunitetit trans-atlantik. Këtu Kosova, tha Bugajski, bëhet një çështje prove për vullnetin e Shteteve të Bashkuara në zbatimin e parimeve të tyre. /Zëri i Amerikës/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori