LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të ketë kurrfarë ngrirje të procesit

Nuk mund të ketë kurrfarë ngrirje të procesit

Kryeministri i Kosovës Agim Ceku ka deklaruar të martën se nuk mund të ketë kurrfarë ngrirjeje dhe as zgjatje të procesit për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Ai tha se Prishtina shkon në raundet e reja të bisedimeve me qëndrimin e qartë se pavarësia është e panegociueshme.

Propozimi i kryenegociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, tha Çeku, nuk mund të hapet për diskutim dhe tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme. Ai shtoi se asnjë nga këto parime nuk zëvendësohet nga dokumenti 14 pikësh i Treshes së Grupit të Kontaktit, që sipas tij ka të bëjë me çështjet pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Çeku shtoi se Prishtina i ka disa vërejtje për këtë dokument, të cilat kanë të bëjnë me qartësinë e tij.

Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të mbahet të hënën me pesë nëntor në Vjenë. Kësaj radhe pritet që takimi të zhvillohet në nivelin më të lartë politikë.

Ndërmjetësuesit e Grupit të Kontaktit thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur një marrëveshje ndërmjet palëve, ndonëse ka pak mundësi që kjo të ndodhë deri në fund të procesit shtesë të negociatave që pritet të përmbyllet me 10 dhjetor. /VoA/


Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori