LAJMI I FUNDIT:

Treshja ka paraqitur dokumentin nga frika e bllokimit të bisedimeve

Treshja ka paraqitur dokumentin nga frika e bllokimit të bisedimeve

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se, treshja me dokumentin prej 14 pikash ka nisur iniciativë të re, për të evituar rrezikun e bllokimit të negociatave dhe ka shprehur pritjet e tij që, takimi i sotëm në mes të Prishtinës e Beogradit, në Vjenë, do të rezultojë me përparime.

Në një deklaratë për gazetarët e agjencive të huaja dhe televizionin shtetëror austriak (ORF), të cilët kanë qenë veçanërisht të ftuar, në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, para takimit të raundit të sotëm të bisedimeve për të ardhmen e Kosovës, Ischinger ka vlerësuar se, të dyja palët, nuk mund të arrijnë deri te marrëveshja, pa mbështetjen e Grupit të Kontaktit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

"Jemi futur në një fazë të re të bisedimeve në të cilën ka qenë e nevojshme të ndërmerret një iniciativë e re. Treshja e ka ndërmarrë këtë iniciativë, me propozimin, të cilin tashmë e ka dorëzuar”, ka thënë Ischinger, duke aluduar në dokumentin të cilin treshja e ka përpiluar në 14 pika dhe ua ka dorëzuar palëve para takimit të sotëm.

"Do të shohim se çfarë janë reagimet, dhe nëse do të jetë vështirë apo lehtë. Do të isha shumë i befasuar po të ishte lehtë. Kemi bërë përparim të madh, sepse kemi dalë nga faza e parullave dhe jemi futur në fazën e bisedimeve të vërteta", ka thënë Ischinger.


Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori