LAJMI I FUNDIT:

Shefat e BE-së diskutojnë për Kosovën

Shefat e BE-së diskutojnë për Kosovën

Në kuadër të Samitit të Lisbonës, shefat e diplomacive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sonte do të diskutojnë jozyrtarisht për çështjet kryesore botërore, përfshirë këtu edhe Kosovën, kanë bërë të ditur zyrtarët e BE-së, në Bruksel.

Të mërkurën, komisioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn ka thënë se, procesi negociator për statusin e Kosovës duhet të përfundojë më 10 dhjetor, kur raporti i Grupit të Kontaktit i dërgohet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

|"Duhet të respektohet vendimi i Grupit të Kontaktit nga takimi i fundit në nivel të ministrave të New York. Grupi i Kontaktit, do ti dërgoj raport para 10 dhjetorit e pastaj Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë, përveç nëse deri atëherë nuk do të kemi zgjidhjen me marrëveshjen e palëve", ka thënë Rehn, duke shtuar se periudha deri në përfundim të mandatit të treshes duhet të shfrytëzohet për negociata të mirëfillta.

Në kuadër të samitit në Lisbonë, shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do të diskutojnë për reformimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Traktati kryesor rreth kësaj çështjeje është arritur në samitin e kaluar të mbajtur në fund të qershorit.


Samiti në Lisbonë pritet të zgjasë dy ditë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori