LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet edhe takimi i Brukselit – sërish pa ndonjë rezultat

Mbyllet edhe takimi i Brukselit – sërish pa ndonjë rezultat

Në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të BE-së, në Bruksel, të dielën u mbajt takimi i dytë i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e treshes negociatore të Grupit të Kontaktit. Pas takimit disa orësh, treshja negociatore njoftoi përmes një komunikate se palët i kanë paraqitur qëndrimet e deritashme, por nuk përmendi ndonjë progres.

"Beogradi edhe më tej i ka sqaruar propozimet e veta për autonominë e Kosovës brenda Serbisë. Prishtina e ka elaboruar propozimin e saj, Traktatin për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura, si dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave", thuhet në deklaratë.

Treshja u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve që të dalin në zgjedhjet e 17 nëntorit, kurse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana, ka shfaqur shpresën se këto zgjedhje nuk do të komplikojnë procesin e statusit.

Udhëheqësit kosovarë thanë pas takimit se pas 10 dhjetorit, Kosova do të shpallë pavarësinë, ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu tha se janë refuzuar tërësisht propozimet e Beogradit, sepse "janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës". Sejdiu tha se "Kosova nuk mund të jetë peng i vazhdimit të pandërprerë të negociatave".


Takimi i radhës do të mbahet më 22 tetor në Vjenë. /Evropa e Lirë/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori