LAJMI I FUNDIT:

Në periudhën janar-gusht, regjistrohen 11.235 aksidente komunikacioni

Në periudhën janar-gusht, regjistrohen 11.235 aksidente komunikacioni

Në bazë të statistikave që posedon Drejtoria e Komunikacionit për aksidentet që kanë ndodhur në rrugët e Kosovës - në periudhën tetë mujore të vitit 2007 (janar-gusht) janë regjistruar 11.235 aksidente komunikacioni. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 9.222 aksidente të tilla.

Në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 78 aksidente më pasoja fatale, në të cilat kanë humbur jetën 85 persona, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar numri i të vdekurve shënon ulje. Më 2006, në periudhën janar – gusht kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni 116 persona.

Gjatë periudhës janar–gusht të këtij viti janë shqiptuar 146.402 tiketa (fletëparaqitje), ndërsa gjatë periudhës janar – gusht të vitit 2006, kanë qenë të shqiptuar 136.622 tiketa (fletëparaqitje), gjë që shihet se, në krahasim me vitin 2006, kemi rritje të tiketave të shqiptuara për 7.16%.

Shërbimi Policor i Kosovës edhe gjatë kësaj periudhe kohore ka vazhduar më intensitet të shtuar kontrollet të vazhdueshme për respektimin e Ligjit të Komunikacionit Rrugor nga ana e pjesëmarrësve ne komunikacion dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve të kryera prej tyre, veçanërisht ndaj atyre kundërvajtjeve që janë burim aksidentesh.


Edhe gjatë këtyre muajve, Njësitë regjionale të Komunikacionit të Kosovës kanë punuar dhe do të vazhdojnë më intensitet të shtuar në kryerjen e detyrave të rëndomta si dhe ato të përcaktuara sipas Planit të Veprimit “Përkujdesja për sezonin dimëror”, “Vozitja nën ndikimin e alkoolit”, “Tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i pasigurt, prioritetet në kalim”, “Makineria bujqësore – traktorët”, “Auto – Shkollat”, “Kontrollimin Teknik të automjeteve të rënda dhe kontrollimin e takografëve”, “ Plani për përmirësimin e Situatës në rrugët e Kosovës”, “Ekskursionet e nxënësve ”. “Tejkalimi i shpejtësisë” si dhe Projekti për nxënësit e shkollave fillore “Çka di për komunikacionin” i cili është ne implementim.

Qëllimi i gjithë kësaj veprimtarie të SHPK-së, siç njofton Drejtoria e Komunikacionit, është zvogëlimi dhe parandalimi i aksidenteve të komunikacionit, si dhe vetëdijesimi i gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori