LAJMI I FUNDIT:

Ban Ki-Moon: Kosova e qetë vetëm në sipërfaqe

Ban Ki-Moon: Kosova e qetë vetëm në sipërfaqe

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, në raportin e tij, të cilin do t’ia paraqes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vlerësuar se, në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, mirëpo edhe se ekziston potenciali për dhunë - para se gjithash për shkak të pakënaqësisë së shprehur të shqiptarëve, me zvarritjen e procesit të definimit të statusit të Kosovës.

"Situata e përgjithshme e sigurisë, në sipërfaqe mbetet e qetë, me protesta relativisht të vogla dhe me incidente të zvogëluara të dhunës. Megjithatë, ekziston tensioni i fshehtë, por i vërejtshëm, që është pjellë e dëshpërimit të popullit të Kosovës me zvarritjen e procesit të statusit”, thuhet në raportin e sekretarit Ban Ki-Moon, i cili – krahas vlerësimeve të shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker – do të prezantohet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 9 ose 10 tetor.

Raporti, i cili (sipas Tanjugut, i cili ka botuar pjesët nga ky raport) është punuar më 28 shtator, i potencon si kundërshtar më të mëdhenj të zvarritjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe Shoqatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Në raportin prej 23 faqesh, po ashtu thuhet se, sulmi kundër pjesëtarëve të SHPK-së nga radhët e minoriteteve është tregues i tensioneve në Kosovë. Ndërkaq aty flitet edhe për armatimin e konfiskuar të AKSH-së, zgjedhjet në Kosovë, kthimin e të shpërngulurve nga Kosova, të ikurit nga Burgu i Dubravës etj.


Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori