LAJMI I FUNDIT:

Takimi i radhës më 14 tetor në Bruksel

Takimi i radhës më 14 tetor në Bruksel

Në bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është miratuar e ashtuquajtura deklarata e New Yorkut dhe është rënë dakord, që takimi i ardhshëm i drejtpërdrejt të mbahet më 14 tetor në Bruksel, ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së, në treshen ndërmjetësuese, Wolfgang Ischinger.

Deklarata e ashtuquajtur e New Yorkut, e miratuar sot, bazohet në kumtesën e Grupit të Kontaktit mbajtur mbrëmë, në të cilën thuhet se ende vlejnë parimet e miratuara të Grupit të Kontaktit, dhe procesi i tashëm negociator zgjatë deri më 10 dhjetor.

Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërmjetësuese Frank Wizner, ka thënë se Grupi i Kontaktit ka insistuar që palët të jenë të përgjegjshme ndërkaq Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë fusha të përbashkëta ku mund të arrihet kompromisi.

Në anën tjetër, përfaqësuesi rus, Alexandar Botsan Kharchenko, ka thënë se përshtypja e tij është se palët kanë treguar vullnet për të vazhduar negociatat.


Ndwrkaq presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u ka deklaruar gazetarëve pas takimit, se e ka shtyrë përpara "traktatin për marrëdhënie të mira dhe fqinjësore me Serbinë si dy shtete sovrane, por fatkeqësisht, sipas tij, “Beogradi vazhdon të jetë i ngurtë në qëndrime”.

Në anën tjetër kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se është pak i dëshpëruar me bisedimet e sotme të drejtpërdrejta me Prishtinën."

"Më duhet të them se jam pak i dëshpëruar sepse ky është raundi i dytë i bisedimeve në 2 vitet e shkuara. Kam frikë se pala tjetër është e inkurajuar nga disa shtete sidomos nga Shtete e Bashkuara që të mos negociojnë me aq përkushtim sepse pavarësia atyre do t’ju dhurohet”, ka thënë ai. /Evropa e Lirë/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori